Erik Ten Hag ka folur në lidhje me “pikën më të nxehtë” te Manchester United kohëve të fundit, e që ka të bëjë pikërisht me Cristiano Ronaldon.
Largimi i futbollistit nga “Old Trafford” ishte produkt i shumë mosmarrëveshjeve të raportuara në medie në mes tij dhe teknikut holandez.
Lojtari lihej vazhdimisht në stol dhe kjo e acaroi shumë, teksa kulmi i tërë kësaj u arrit kur pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u nis për në zhveshtore ende pa përfunduar loja.
Përkundër kësaj, tekniku i “Djajve të Kuqë” thotë se ai dëshironte që Ronaldo të qëndronte.
“Dëshiroja që ai të qëndronte që prej fillimit, deri më tani. Ai dëshironte që të largohej, por para intervistës nuk më tha gjë”, theksoi fillimisht Ten Hag.
“Në verë Ronaldo më tha: Do të tregoj për shtatë ditë nëse do të qëndroj ose jo. Në fund vendosi të qëndronte”, përfundoi ai.
Holandezi u deklarua për herë të parë në lidhje me këtë çështje, që prej intervistës së Ronaldos me Piers Morgan.
“Ishte shumë e qartë se pas asaj interviste Ronaldo do të largohej, ne nuk e diskutuam këtë. Nuk mund ta pranosh atë sjellje”, tha fillimisht ai.
“Kur ai është në formë, ai është lojtar i mirë dhe mund të na ndihmonte t’i arrijmë objektivat. Është e qartë. Por ai nuk ishte në formë”, përfundoi ai.
Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...