Ten Hag për Ronaldon: Ai është i lumtur që është këtu

09:41 | 1 Shtator 2022
KRG

Ten Hag për Ronaldon: Ai është i lumtur që është këtu

Erik ten Hag ka thënë se ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është i lumtur në “Old Trafford”.

Holandezi, ndër të tjera, tha se janë të kënaqur që e kanë pesë herë fituesin e “Topit të Artë” në skuadër.

“Që në fillim thamë se planifikonim me Cristiano, ishte e qartë. Jemi dakorduar me të”, tha fillimisht ai.

“Ne jemi të lumtur me të, ai është i lumtur që është këtu dhe ne duam ta bëjmë sezonin një sukses së bashku”, përfundoi Ten Hag.

Shpërndaje në rrjete sociale