Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së punëtorit sportiv, Fazli Azemi.
E nderuara familje e Fazli Azemit, bashkëpunëtorë, miq e dashamirë të tij, Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fazli
Azemit, punëtorit të madh e të paepur të futbollit i cili ka dhënë kontribut të çmuar për këtë sport në vendin tonë.
Sidomos do të mbetet i paharruar kontributi i Fazliut në klubet llapjane Besiana dhe Llapi. Ai u dallua si shërbëtor i futbollit me punën e madhe në këtë sport dhe si rezultat i angazhimit të tij dhe me virtytet e larta që e karakterizonin, ka fituar respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve. Ishte mik i jashtëzakonshëm jo vetëm për futbollistët, por edhe për opinionin futbolldashës llapjanë e më gjerë.
Andaj, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella, familjes së Fazliut, miqëve e dashamirëve të tij, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, si dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, për humbjen e një punëtori kaq të zellshëm. I paharruar qoftë emri i Fazli Azemit, u prehtë në paqë dhe i lehtë i qoftë dheu. /arbresh.info/
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...