Cristiano Ronaldo nuk do të jetë startues në ndehsjen e parë të sezonit në Premier League për skuadrën e Manchester United.
Mediat britanike kanë bërë të ditur se menaxheri Erik ten hag, nuk do të lejoj që pesë herë fituesi i Topit të Artë, të fillojë ndeshjen e parë hapëse të sezonit të ri.
Ten Hag, ka vendosur t’i shpërblejë lojtarët si Jadon Sanxho, Anthony Martialin e Marcus Rashford në sulm pas kampanjës impresionuese në fazën përgatitore.
Sipas “Daily Star”, 37-vjeçari do të fillojë ndeshjen në bankinë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në fundjave, përcjell arbresh.info.
Ronaldo mungoi në fazën përgatitore në Australi dhe në Tajlandë për arsye personale.
Ai i zhvilloi vetëm 45 minuta në duelin miqësor me skuadrën spanjolle, Rayo Vallecano.
Ndërkohë, “CR7” është duke pritur risi rreth së ardhmes së tij pasi ai nuk dëshiron të qëndrojë më në “Old Trafford”.
Portugezi deshiron të transferohet tek ndonjë skuadër që do të marrë pjesë në ligën prestigjioze, Champions League.
Ndërsa agjenti i tij, Joge Mendes, ka provuar “me mish e shpirt” t’ia gjejë një skuadër të kalibrit të Champions League.
Mendes ia ka ofruar kartonin e CR7 skuadrave si Bayern Munich, Chelsea si dhe ish-skuadrës së tij, ndërsa është përfolur edhe për Barcelonën, kurse klubet në fjalë, nuk e kanë pranuar.
Ndërsa deri më tani, interesim për të kanë shprehur skuadra si Napoli dhe Atletico Madrid, por ende nuk ka ndonjë gjë zyrtare dhe mbetet të shihet se në cilin klub do të përfundojë ” drama CR7″. /arbresh.info/
Shtyhet për disa minuta ndeshja mes Dortmundit dhe Atalantas
Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë
Milanoviç uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësi...
Kurti kërkon gjykatë ndërkombëtare për “turizmin e snajperëv...
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...