Ekipi zviceran është duke u përballur me shumë lëndime të futbollistëve.
Kombëtarja e Zvicrës më 12 nëntor përballet me Italinë në një sfidë që mund të jetë përcaktuese për fatin e të dyja Kombëtareve.
Të dyja ekipet kanë pikë të barabarta në grupin nga 14 pikë, andaj ky duel mund të vendos ekipin që siguron kalimin direkt në Kupën e Botës.
Zvicra do të ketë mungesa të mëdha për këtë takim, pasi listës së futbollistëve të lënduar i është bashkuar edhe Stefan Zuber.
Zuber u largua nga grumbullimi sot, ndërsa vendin e tij do ta zë Cedric Itten.
Në anën tjetër edhe Azzurët po përballen me lëndime pasi Ciro Immobile u dëmtua dhe do të zëvendësohet nga Gianluca Scamacca.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit