Mesfushori francez i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka deklaruar se do ta dëshmojë veten se e meriton të luajë për Realin.
“Jam i vetëdijshëm për cilësitë e mia dhe përpiqem t’i tregoj në çdo ndeshje për të dëshmuar se e meritoj të luaj për këtë ekip të fuqishëm”, u shpreh francezi.
Tchouameni u përball me kritika të shumta që nga transferimi i tij në verë te “Los Blancos” nga Monaco për 80 milionë euro.
Këto kritika erdhën si pasojë e shumës së madhe që Reali pagoi për të.
Pas largimit të Casemiros, 22-vjeçari është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Ancelottit këtë sezon, duke treguar paraqitje mjaft solide për çdo ndeshje/arbresh.info
AUV bllokon dhe tërheq nga tregu qumështin për foshnje Nestl...
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...