Georginio Wijnaldum do të jetë i larguari i radhës nga Paris Saint Germain.
Mesfushori holandez nuk bën pjesë në planet e klubit francez dhe i është kërkuar largimi.
E ardhmja e lojtarit pritet të jetë në kryeqytetin italian Romë, ku Roma tanimë ka një marrëveshje personale me të.
Jose Mourinho e ka kontaktuar direkt mesfushorin dhe e ka bindur për t’iu bashkuar në kryeqytetin italian.
Lajmet e fundit që vijnë nga Franca dhe Italia thonë se ka pasur kontakte të reja mes Romës dhe PSG-së për të mbyllur marrëveshjen.
Wijnaldum tanimë ka pranuar transferimin në kryeqytetin italian dhe është në pritje të marrëveshjes përfundimtare nga dy klubet.
31-vjeçari do t’i bashkohet Romës si huazim për një vit me Giallorosët që kanë të drejtën e blerjes për 10 milionë euro.
Ndërkohë paga e tij gjatë vitit të huazimit do të paguhet përgjysmë nga Roma dhe PSG. /Telegrafi/
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë