Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, është kritikuar nga legjenda e Liverpoolit, Greame Souness, i cili e akuzuar francezin se është shumë vetjak dhe luan vetëm e vetëm për mbajtur çmimin e shitjes sa më të lartë që është e mundur.
“Djajtë e kuq” nuk e kanë filluar shumë mirë sezonin e ri të Premierligës, duke i humbur dy nga tri ndeshjet që i kanë pasur deri më tani. Humbja me rezultat 3-0 në shtëpi kundër Tottenhamit ka bërë që të ketë edhe më shumë kritika mbi trajnerin Jose Mourinho dhe yllin e skuadrës, Paul Pogba, përcjell Gazeta Express.
Përkundër performancave të tij mbresëlënëse me Kombëtaren e Francës për Kupën e Botës në Rusi, ai nuk ka arritur t’i përsërisë ato performanca edhe për klubin e tij, Manchester United. Ai kishte qenë kapiten për dy ndeshjet e para të sezonit, por legjenda e klubit anglez, Paul Scholes, e kishte kritikuar atë që nuk po sillet si lider.
Tani, Souness ka thënë se nuk beson që 25-vjeçari i është kthyer formës së tij me Francën, dhe madje nuk mendon se Pogba duhet të jetë titullar në skuadrën e Mourinhos, nëse vlerësohen në bazë të performancave.
“Paul Pogba luan për veten e tij, atij i intereson si duket, të na tregojë neve se sa i mençur është ai. Mendoj se ai përfshihet në lojë vetëm për t’ia mbajtur as më të lartë çmimin e shitjes, sepse përndryshe ai nuk e meriton atë vend”, ka thënë Souness.
“Ndoshta tani jemi duke e parë lojtarin vetjak të cilin Fergusoni nuk e kishte pëlqyer”
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...