Një super Eduard Rroca nuk i mjaftoi Istanbulsporit për të marrë fitoren e radhës në Ligën e Parë të Turqisë.
Ish-futbollisti i Kukësit dhe Luftëtarit në Superiore, i transferuar në Turqi pas përfundimit të aventurës së verilindorëve në Europa League, shënoi dy herë dhe asistoi në golin e tretë në sfidën ndaj Bursasporit, në kuadër të javës së 15-të të kampionatit, që përfundoi 3-3.
27-vjeçari i lindur në Librazhd realizoi në minutat 5’ dhe 12’, duke ndryshuar krejtësisht rrjedhën e ndeshjes në favor të Istanbulsporit, që në më vonë gjeti edhe golin e 3-0 me anë të Ergun (70’). Edhe në finalizimin e tretë Rroca u shfaq vendimtar me pasimin e tij që shërbeu si asit për shokun e skuadrës.
Bursaspori mundi të kthehej në lojë me dy gola të shënuar nga Akman (72’) dhe Aydogan (77’), ndërsa në kohën shtesë gjeti edhe golin e barazimi me Atasayar.
Për lojtarin shqiptar ky ishte dygolëshi i dytë në Ligën e Parë të Turqisë, pasi ka realizuar dy herë edhe në fitoren 0-3 në fushën e Samsunsporit.
Skuadra e Istanbulsporit renditet dy pikë poshtë zonës play off (22 pikë), por ka luajtur një ose dy ndeshje më pak se rivalët.
Pas kaosit në Meksikë, Infantino deklarohet sa i përket ndes...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...