Edhe zyrtarisht Bayern Munich ka finalizuar me sukses negociatat me klubin e Stuttgart për transferimin e Leon Dajaku.
Sulmuesi 18-vjeçari spikati me paraqitjet fantastike në Bundesliga U19 sezonin e shkuar, ku shënoi 17 gola dhe regjistroi 7 asiste në sezonin ku skuadra e tij u mposht vetëm në finale të kompeticionit nga Dortmund.
Dajaku ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore dhe kësisoj është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e ‘Bavarezëve’, raporton lajmi.net.
Talenti kosovar fillimisht pritet të aktivizohet në Bundesligën 3 me ekipin e dytë të Bayern.
Këta të fundit paguan rreth 1.5 milionë euro për kartonin e lojtarit të ri.
Transferimi i Dajakut çon në tre numrin e lojtarëve shqiptarë te Bayern Munich. Krahas 18-vjeçarit pjesë e gjigantit gjermanë janë edhe Meritan Shabani dhe Marvin Çuni.
Ndryshe, në nivel ndërkombëtar Dajaku reprezenton Gjermaninë U18.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...