Mesfushori i Real Madrid, Takefusa Kubo është i sigurt që mund të arrijë të hyjë në formacionin e parë para fillimit të sezonit 2021/22.
Japonezi iu bashkua “Mbretërve” në verë pavarësisht se kaloi katër vite në akademinë e Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
18-vjeçari u huazua te Real Mallorca dhe ia doli të jetë në formacionin e parë duke bërë 24 paraqitje.
Kubo vazhdon të ëndërroj luaj në fanellën e Real-it, por ka pranuar se duhet të tregojë vetën se mund të garojë për të fituar shansin.

“Asgjë nuk është vendosur, por preferojë rikthimin në Madrid, kjo është e qartë”.
“Dua të jem në fanellën e Madrid-it dhe të luaj në ‘Santiago Bernabeu’. Kjo është arsyeja që jam duke punuar, për momentin jam me Mallorca dhe duhet të dëshmojë se mund të garojë”, deklaroi ai.
Trajneri i “Galaktikëve”, Zinedine Zidane është i interesuar të përforcojë skuadrën në verë dhe do i kthejë disa yje si Martin Odegaard, Achraf Hakimi dhe Sergio Reguilon.
Mirëpo, Kubo mund të huazohet edhe për një sezon sepse Zidane ka interesim për disa tjerë sulmues./arbresh.info.
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë