Sytë kah Xhaka e Shaqiri, i pari “shkëmb” në mesfushë i dyti “Messi Alpin” në Euro 2020

09:20 | 11 Qershor 2021

Sot fillon, Kampionati Evropian i Futbollit Euro 2020.

Goal.com ka nxjerr një listë prej 100 futbollistësh të cilët duhet mbajtur në sy gjatë kësaj ngjarjeje, dhe në mesin e tyre janë dy shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Shaqiri është i 74-i në renditje.

“Ndonëse mund të jetë figurë periferike në Liverpool, me Zvicrën, ai është një prej anësorëve që nuk vihet në dyshim”, nis teksti për të.

“Ai ishte i përzgjedhur në Euro 2016, kur kishte shënuar një gol për mbamendje nga këndi i zonës së rrezikshme kundër Polonisë në 1/8”.

“I shpejtë, teknik dhe fizikisht i fortë, ai pëlqen të luajë në krahun e djathtë dhe “të pres” me këmbën e tij të majtë, një karakteristikë që e ka bërë atë që të cilësohet si “Messi Alpin”, thuhet në tekstin e Goal.

Ndërkaq Xhaka renditet i 66-i dhe për të nis: “Në një kampanjë të vështirë për Arsenalin, Xhaka ka qenë një prej burimeve të pozitivitetit tek ta”.

“Pasi që u përballë me një largim të mundshëm nga klubi 18 muaj më parë, mesfushori është rikthyer për t’u bërë pjesë përbërëse e ekipit të Mikel Arteta-s, madje duke u paraqitur edhe si mbrojtës krahu në disa raste”.

“Por për Zvicrën ai është edhe më i rëndësishëm, që për ta është shkëmb në mesfushë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara