Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen e datës 12 tetor ndaj Republikës së Çekisë dhe atë miqësore ndaj Bullgarisë më datë 17 tetor. Bie në sy rikthimi i Armando Brojës. Sulmuesi ka “hedhur pas krahëve” dëmtimin dhe për herë të parë do të jetë nën urdhrat e teknikut brazilian të kombëtares ndërsa jashtë liste ka mbetur Odise Roshi teksa është konfirmuar pjesa tjetër e futbollistëve.
Lojtarët e grumbulluar:

Kujtojmë se ndeshja ndaj Çekisë është e rëndësisë së veçantë pasi në rast të një rezultati pozitiv, kuqezinjtë do të bënin një hap të madh drejt kualifikimit për në Euro 2024 që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani. Shqipëria do të nisë zyrtarisht përgatitjet të hënën, më 9 tetor, në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtarët do të grumbullohen në kryeqytet, ndërkohë që është programuar që trajneri Sylvinho të dalë në konferencë për mediat ditën e shtunë prej orës 11:00 në sallën e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”.
Aktualisht, Shqipëria mban vendin e parë me 10 pikë në Grupin E, kuqezinjtë ndiqen nga Çekia me tetë pikë, po me tetë pikë është edhe Moldavia e vendit të tretë ndërsa në vend të katërt renditet Polonia me gjashtë pikë teksa grupin e mbyllin Ishujt Faroe me vetëm një pikë.
Kombëtarja kuqezi do t’i luajë në “Air Albania” të dyja ndeshjet e tetorit. Fillimisht Shqipëria përballet me Çekinë më 12 tetor, prej orës 20:45, ndërsa më pas në program është miqësorja me Bullgarinë më 17 tetor, ora 18:00./ss
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...