Xhiro e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës ka startuar ditën e premte, derisa një ndeshje u zhvillua atë ditë dhe dy të tjera të shtunën.
Sot (e diel) në program janë dy ndeshje të tjera për tu zhvilluar, në Gjilan dhe në Drenas.
Padyshim që dueli kryesor do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës.
Gjilanasit në këtë takim vijnë pas humbjes në udhëtim te Malisheva dhe kërkojnë këndelljen në përballje me kryeqytetasit.
Në anën tjetër Prishtina kërkon tre pikët në Gjilan për të dalë në pozitën e parë në tabelë.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli ’74 është nikoqir i Malishevës.
Vendasit ende janë në kërkim të pikëve të para në kampionat, derisa mysafirët synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...