Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka pritur sot në takim drejtuesit e futbollit shqiptar në Diasporë, kryetarin e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli dhe nënkryetarin e sekretarin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Enver Muzliuka e Miftar Dragidella.
Gjatë këtij takimi u diskutua për futbollin në Diasporë dhe rëndësinë që ka ai tek bashkatdhetarët tanë, si dhe për organizimin e Superkupës ‘Kosovë-Diasporë‘, përcjell arbresh.info.
Me këtë rast, u vendos që ky event të mbahet më 18 tetor në stadiumin qendror të Kampit Nacional në Hajvali, e ku pjesëmarrëse do të jenë KF Llapi, si fitues i Kupës së Kosovës, FC Kosova Zurich, si fituese e Kupës së Unionit në Zvicrës dhe AVK Bardhosh Gërvalla, si fituese e Kupës së Diasporës në Gjermani. Shorti për ndeshjet e këtij eventi do të tërhiqet me 17 tetor.
Drejtuesit e dy asociacioneve të futbollit shqiptar në Diasporë e falënderuan presidentin Ademi dhe FFK-në për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin futbollit të Diasporës, teksa e vlerësuan shumë të rëndësishme që Superkupa ‘Kosovë-Diasporë‘ do të organizohet në një format të këtillë me tri ekipe.
Në anën tjetër, presidenti Ademi ritheksoi rolin tejet të rëndësishëm që Diaspora jonë ka pasur gjatë tërë historisë së re të popullit tonë, e po ashtu edhe në zhvillimin dhe ecurinë e futbollit të Kosovës ndër dekada.
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...