Supergoli i Xhakës ndaj Man United zgjidhet më i miri i sezonit për Arsenalin

19:32 | 16 Qershor 2022
KRG

Supergoli i shënuar nga Granit Xhaka ndaj Manchester United është zgjidhur goli i sezonit te Arsenal.

Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka nuk shquhet për numër të madh të golave të shënuara, por kur shënon e bënë në mënyrë perfekte.

I tillë ishte edhe supergoli i tij nga Man United, ku edhe u zgjidh goli i sezonit për Arsenal në sezonin 2021-22, transmeton lajmi.net.

Arsenali shënoi fitore 3:1 në ndeshjen ndaj ‘Djajve të Kuq’, ndërsa golin e tretë të takimit e kishte shënuar zvicerani nga jashtë zona.

 


Xhaka është një lojtar mjaft i rëndësishëm për trajneri Mikel Arteta, sezonin që lamë pas ka regjistruar 27 ndeshje në ligën angleze, ku gjeti golin njëherë dhe asistoi dy të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale