Sunderlandi ka shënuar një fitore të ngushtë me rezultat 2-1 ndaj Chelseas, por që është më e madhja e këtij sezoni, pasi kjo fitore i dërgon në Evropa Ligë.
Ndeshja nisi mirë për ta kur në minutën e 25-të, Hume realizoi për 1-0, shkruan Arbresh.info.
Pesë minuta pas nisjes së etapës së dytë, Gusto shënoi autogol për 2-0.
Ndërkohë vetëm gjashtë minuta më vonë, Chelsea u rikthye në lojë me golin e Cole Palmerin.
Në minutën e 62-të, Fofana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja për ta vënë në vështirësi edhe më shumë skuadrën e tij.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Sunderlandi arkëtoi tre pikë, që e dergojnë në pozitën e shtatë me 54 gjithsej. Vendi i shtatë e dërgon skuadrën në Evropa Ligë.
Ndryshe, Sunderlandi u promovua në Premier League këtë sezon dhe në krye me Granit Xhakën arriti këtë sukses të jashtëazakonshem.
Kurse Chelsea mbyll një sezon zhgënjyes ku pas humbjes në finalen e FA Cup, mbetet jashtë pozitave që të dërgojnë në Evropë për edicionin e ri.
“Blutë e Londrës” e mbyllin edicionin 2025/26 në pozitën e e 10-të me 52 pikë./Arbresh.info
Fatmir Gashi i “palëkundur” nga posti i kryetari...
Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin ...
Hamza mobilizon asamblistët e PDK-së: Stop përçarjes dhe sta...
Pas fitores me Evertonin, Tottenham i shpëton rënies nga Pre...
Lufta drejt fundit, Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuz...
Nuk pritet të nënshkruhet asnjë marrëveshje midis Iranit dhe...