Sulmuesi i krahut te Hertha e Berlinit, Jean-Paul Boëtius është diagnostikuar me tumor në testikuj, duke u bërë lojtari i katërt i Bundesligas që merr një diagnozë të tillë këtë sezon.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi nga kryeqyteti gjerman, të cilët thanë se janë në mbështetje të Boetius dhe presin që të kthehet sa më shpejtë.
“Sado i hidhur që të jetë ky lajm në radhë të parë, ne jemi plot shpresë se Jean-Paul do të jetë në gjendje të shërohet dhe të kthehet tek ne sa më shpejt të jetë e mundur”, tha drejtori sportiv i Herthas, Fredi Bobic.
“Ai do të marrë çdo mbështetje të mundshme nga ne deri në kthimin e tij. Familja Hertha është në krah të tij dhe i uron gjithë të mirat”, shtoi më tej Bobic.
Shoku i skuadrës së Boëtius, Marco Richter, u diagnostikua me një tumor në testikuj në korrik. 24-vjeçari Richter iu nënshtrua trajtimit dhe u rikthye kundër Borussia Dortmund më 27 gusht, duke shënuar dy herë në tre paraqitje të tjera në Bundesliga që atëherë.
Ndërsa sulmuesi i Borussia Dortmund, Sebastien Haller, në muajin korrik u diagnostifikua me këtë lloj tumori vetëm pak ditë pasi u transferua nga Ajaxi, si zëvendësim i Erling Haaland.
Gjithashtu, edhe mbrojtësi i Union Berlin, Timo Baumgartl, u rikthye të dielën e kaluar në fitoren ndaj Wolfsburgut, pasi në prill u diagnostikua me kancer në testikuj.
Vetëm këtë vit, janë bërë katër raste me tumor në testikuj në Bundesliga.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...