Suedia e ndal Spanjën, i nxjerr barazim

23:00 | 14 Qershor 2021

Spanja nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Suedisë në ndeshjen e grupit E në Kampionatin Evropian.

“Furia e Kuqe” u mundua gjatë 90 minutave për ta gjetur golin e fitores, por nuk e arriti asnjëherë atë, shkruan Gazeta Express.

Suedia ishte e jashtëzakonshme në mbrojtje duke mos lejuar të pësojnë gol sonte.

Ekipi i Luis Enriques dominoi në të gjitha aspektet, por nuk e gjeti golin.

Në minutën e 41-të, Suedia pati mundësinë më të mirë për të shënuar, por goditjen e Isac e mbrojti Marcos Llorente duke e shpëtuar ekipin e tij pa pranuar gol.

Në pjesën e dytë e pamë vetëm një ekip në fushë. Spanja tentoi në të gjitha mënyrat, duke shpërdoruar disa raste ideale.

Me këtë barazim, Spanja dhe Suedia marrin nga një pikë, kurse Sllovakia i prin grupit E pas xhiros së parë. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara