Thomas Strakosha është njëri prej portierëve me të ardhmen më të madhe në Serie A.
Ai ka treguar së është njëra nga pikat më të forta të Lazios këtë sezon.
Madje është folur shumë edhe për një interesim të Juventusit për portierin e Kombëtares shqiptare.
Për mundësinë e transferimit të tij ka folur Igli Tare, drejtori i Lazio.
“Strakosha është shumë i lumtur këtu te Lazio, për sa kohë që ka firmosur një kontratë afatgjate dhe çdo gjë ka atë rrjedhën e vet në karrierë”.
“Ajo që është më e rëndësishmja për të është që të fokusohet te Lazio, me vazhdimësinë e tij sepse luan në një klub të madh”.
“Me Donaruman janë të vetmit portierë në moshën 23-vjeçare që luajnë në skuadra shumë të mëdha në Itali. Besoj se karriera e tij do të ketë një vazhdimësi të gjatë, por edhe shumë të suksesshme”, ka thënë Tare në një intervistë për Top Channel.
Tare ka qenë ai që e ka sjellë Strakoshën te Lazios nga Greqia.
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë