Lionel Messi është duke punuar shumë derisa vazhdon përgatitjet për sezonin e ri ku Barcelona synon të garojë për më shumë trofe këtë vit.
Ashtu siç theksohet nga Goal, sulmuesi i Barcelonës pritet të mungoj në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos mbrëmjen e së premtes për shkak të një problemi në pulpë të këmbës, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, bazuar në një video të cilin mund ta shihni edhe më poshtë, sipas mënyrës së punës së tij, reprezentuesi argjentinas dukej me shëndet të mirë dhe në formë.
Gjiganti katalunas shijoi një tjetër sezon sensacional të Messit vitin e kaluar ku ai shënoi 51 gola dhe krijoi 22 asistime brenda vetëm 50 paraqitjeve, gjë që shfaq se 32-vjeçari nuk ka ndërmend të ndalet.
Ai nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen e parë të edicionit të ri për shkak të problemit në pulpë të këmbës, por bazuar në atë që mund të shohim në videon më poshtë, duket se sulmuesi nuk do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushës./arbresh.info/
https://twitter.com/OTRO/status/1161958983571255296
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...