Raheem Sterling ka folur për objektivat e klubit të tij, Manchester Cityt, për sezonin 2019/20.
Manchester City arriti të fitojë titullin në Ligën Premier në sezonin 2018/19 pas një gare të ashpër me Liverpoolin deri në ndeshjen e fundit.
Megjithatë, përforcimet e shumta dhe organika e pasur me shumë lojtarë të mëdhenj kanë bërë që pritjet të jenë më të mëdha për Cityn.
Por, kështu nuk mendon edhe sulmuesi anësor anglez, Sterling.

Sterling ka thënë se Liga e Kampionëve është diçka e madhe, por për Cityn është më i rëndësishëm trofe i Ligës Premier.
“Liga e Kampionëve është diçka e madhe për ne si klub, por gjëja jonë më e rëndësishme është fitimi i Ligës Premier”, ka thënë Sterling. /Telegrafi/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...