Starton ndeshja Kosova – Lituania në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

20:59 | 24 Mars 2021

Ka startuar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Bernard Challandes ka hedhur nga minuta e parë në fushë pothuajse më të mirët, vetëm Aro Muric i përjashtuar dhe Amir Rrahmani i lënduar, mungojnë nga 11-shja e paprekshme e “Dardanëve”.

Vendin e të përjashtuarit, Aro Muric, për arsye disiplinore siç ka thënë FFK, e ka zënë Samir Ujkani, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në krah.

Derisa në vend të Amir Rrahmanit, ka startuar Dresevic.

Në mbrojtje në krahun e majtë, ka startuar Florent Hadërgjonaj.

Për Kosovën, sonte kjo miqësore është shumë e rëndësishme para nisjes së eliminatoreve për Botërorin “Katar 2020”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara