Edhe një herë u mposht kombëtarja e Serbisë nga Zvicra në Kupën e Botës.
Helvetikët kanë kaluar në 1/8 e finalës me fitoren e fundit ndaj serbëve, me rezultat 3-2, ku njërin nga golat e shënoi edhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri.
Me paraqitje fantastike u dallua edhe Granit Xhaka, i cili madje u shpall lojtari i ndeshjes.
Por diçka interesante në këtë sfidë ishte stadiumi “974”, të cilin mund ta marrë Kosova.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para pak ditësh kishte deklaruar se Kosova është favorit dhe në garë për ta marrë këtë stadium.
Ky stadiumi ka 974 kontejnerë, që mund të çmontohen dhe montohen në një vend tjetër, pa problem fare.
I vetmi problem që ta merr Kosova këtë stadium, është vetëm aspekti financiar, pasi duhet t’i gjejë fondet. /arbresh.info/

Lëndohen katër persona në Bogë të Rugovës, motorri i borës u...
Vlera Qerimi e pesta në Premier League në Stamboll
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin