Garuesit kosovarë do ta vazhdojnë sot eksperiencën në Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Sot do të garojnë sportistët e karatesë, tenisit, mundjes, boksit dhe gjimnastikës.
Të parët do ta nisin eksperiencën e tyre garuesit nga karateja, Melot Gashi e Fortesa Orana.
Më pas, në fushë do të zbresë tenisti Vullnet Tashi, për të vazhduar me mundësit Alban Sopa e Egzon Shala.
Dhe, në fund sot eksperiencën e tyre në “Oran 2022” do ta nisin edhe gjimnasti Elvis Çitaku dhe boksieri Lorent Murati.
Garuesit kosovar janë pritur si heronj në Algjeri, ndërsa synojnë të fitojnë medalje në këtë kompeticion prestigjioz.
Dimal Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokr...
Rashford dëshiron qëndrimin te Barça: Jam këtu për të fituar...
Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...