Spektakël para finales, muzikë dhe poezi në ceremoninë mbyllëse

15:59 | 18 Dhjetor 2022
KRG

Një ceremoni spektakolare u organizua në “Luzail Stadium” të Katarit, në prag të finales së Kampionatit Botëror mes Argjentinës dhe Francës, të cilat prej orës 16:00 do të përballen për të përcaktuar fituesin e kompeticionit më të madh të globit.

Spektakël dritash dhe një miks mes vargjesh poetike me mesazhet bashkuese që përcjell futbolli kanë qenë pjesë e ceremonisë në stadiumin më të madh të Katarit, që pritet tashmë të ndizet nga spektakli i yjeve në fushë./SS

Shpërndaje në rrjete sociale