Luciano Spalletti është rikthyer për të folur për dy lojtarë me të cilët u raportua se ka pasur marrëdhënie të tensionuara.
Trajneri italian ishte në vitin 2017 te Roma, kur Totti në fund të sezonit u tërhoq nga futbolli pas disa mosmarrëveshjeve me të.
Ndërkohë dy vite më vonë, njëri nga idhullit e tifozërisë së Interit, Mauro Icardi pati probleme me Spallettin dhe u largua në drejtim të PSG-së.
Në një intervistë për DAZN, Luciano Spalletti është rikthyer për të folur për dy kapitenët, të Romës dhe Interit.
Tekniku italian ka thënë se i ka dashur të dy shumë, madje ka bërë gjëra për ta që për të tjerë futbollistë nuk i ka bërë.
Ai ka deklaruar se Totti u largua nga futbolli edhe pse e dinte se në fund të sezonit do të largohej Spalletti nga Roma.
“Kush ka qenë i pranishëm e di shumë mirë sa shumë i kam dashur. Për ata kam bërë gjëra që për lojtarë të tjerë nuk i kam bërë”.
“Më bezdis fakti kur thonë se unë i kam bërë të ndalen, nuk është fare e vërtetë. Totti u tërhoq kur të gjithë e dinin që unë do të largohesha në fund të vitit, mund edhe të kishte vazhduar”.
“Icardi u largua kur erdhi Conte, jo me mua. Ata mund ta kishin përdorur, ishte një lojtar i Interit”, u shpreh trajneri italian.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...