Ditën e sotme fillon sezoni i ri i kapionatit të futbollit të Spanjës, i njohur si La Liga.
Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Osasunës dhe Sevillas, e cila do të nis më fillim nga ora 20:00 shkruan IndeksOnline.
Kampioni në fuqi ndeshjen e parë do ta luaj si mysafirë i Almerisa në ndeshjen e cila do të luaj ditën e diel në ora 22:00.
Barcelona të shtunen e pret skuadrën e Rayo Vallecanos ndërsa Atletiko Madridi do të jetë mysafir i Getafes.
Ndeshjet tjera të xhiros së parë për edicionin 2022-2023 janë:
Cellta Vigo-Espanyol,
Valladolid-Villareal,
Cadiz-Real Sociedad,
Valencia-Girona.
Atletico Bilbao-Mallorca dhe
Betis-Elche.
Kush janë favoritët për sezonin e 2022-2023:
Kampioni aktual, Real Madrid, padyshim që është favoriti kryesor për ta fituar përsërri La Ligën, e këtë më së miri e treguan në mesjavën që lam pas ku fituan Superkupën e Evropës duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 2-0.
Një favorit tjetër është skuadra e Barcelonës, e cila është forcuar dukshëm gjatë afatit kalimtar veror duke transferuar futbollistët si Lewandowski, Kessie, Raphinha, Christiansen e Kounde.
Në këtë sezon nuk duhet lenë anash asesi as skuadrën e Atletiko Madridit, e cila është njëra nga favoritet kryesore për ta fituar titullin e La Ligës. Skuadra e udhëhequr nga Simeone ka një grup të mirë të futbollistëve e cilësin e ka shtuar edhe rikthimi i Alvaro Moratas.
Nesër për herë të parë do të votojnë 125 mijë e 852 qytetarë
AGK bën thirrje për respektimin e punës së gazetarëve në dit...
E rëndë në Tiranë/ 60-vjeçari tenton të djegë veten me lëndë...
Bedri Hamza: Kosova pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë
Abdixhiku përmbylli tubimin e madh elektoral me mesazh: Le t...
Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qyte...