Një tjetër edicion i Kupës së Kombeve Afrikane nis sot.
Këtë herë turneu do të luhet në Bregun e Fildishtë, ku do të garojnë për të 34-ën herë në histori përzgjedhjet më të forta nga “kontinenti i zi”.
Turneu hapet sot me ndeshjen ndërmjet Bregut të Fildishtë dhe Guinea-Bissau, në orën 21:00, derisa programi i këtij kampionati do të bëhet më i pasur nga dita e dytë, ku do të zhvillohen tri ndeshje në orare të ndryshme, me përjashtim të xhiros së fundit të fazës së grupeve, kur ndeshjet në grupe zhvillohen në orare të njëjta.
Disa kombëtare vlerësohen si favorite për trofeun, por sipas basteve shansin më të madh e ka Kombëtarja e Marokut.
Skuadra e katërt nga Botërori i kaluar ka koeficientin 6 dhe menjëherë pas tyre është Senegali me koeficientin 7. Në vendin e tretë dhe të katërt janë Algjeria dhe Bregu i Fildishtë me koeficient 8, ndërsa Egjipti i Mohamed Salah është në koeficientin 10. Sigurisht që nuk përjashtohet edhe mundësia e surprizave të mundshme, siç ka pasur shpesh në Kupën e Kombeve të Afrikës, por megjithatë Maroku është skuadra që bie më shumë në sy.
Egjipti e mban ende rekordin absolut për numrin e titujve të fituar në këtë garë, me shtatë tituj, derisa Kameruni është në vendin e dytë me pesë tituj./rtk
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Bordi i ZRRE-së n...
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve
Tri raste të kalimit ilegal të kufirit vetëm gjatë një dite ...
Raporti 24-orësh i Policisë: 1,942 tiketa dhe 18 aksidente m...
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...