Sot ndeshja përmbyllëse e stinorit vjeshtor në Superligë- Ballkani pret Prishtinën

08:34 | 11 Dhjetor 2022
K.B

Ndeshja e vetme dhe përmbyllëse për sezonin vjeshtor në Superligën e Kosovës zhvillohet sot.

Kampioni aktual, Ballkani pret në shtëpi ekipin e Prishtinës.

Kjo ndeshje cilësohet një derbi në futbollin kosovar.

Ballkani kërkon të arkëtojë pikët e plota dhe të merr kreun e tabelës.

Në anën tjetër kryeqytetasit gjithashtu luajnë për fitore, pasi kërkojnë vendin e tretë.

Të dy klubet kanë synimet e tyre, andaj na pret një përballje interesante, me fillim nga ora 13:00.

Shpërndaje në rrjete sociale