Maratona e Euro 2024 vazhdon edhe sot me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.
Do të luhet një ndeshje e Grupit B dhe dy të tjera të Grupit C.
Ndeshja e parë do të filloj nga ora 15:00 në Allianz Arena, ku Sllovenia përballet me Serbinë.
Ndërkohë me fillim nga ora 18:00 në Deutche Bank Park në Frankfurt, Danimarka dhe Anglia do të luajnë një ndeshje shumë të rëndësishme.
Danezët pas barazimit në ndeshjen e parë kërkojnë me çdo kusht fitore, derisa anglezët synojnë tre pikët e radhës për kualifikim.
Padyshim që derbi kryesor i mbrëmjes në Euro 2024 është ai mes Spanjës dhe Italisë 21:00.
Të dyja kombëtaret e kanë nisur me nga një fitore evropianin, derisa kërkojnë të triumfojnë sot për të siguruar kualifikimin. /Telegrafi/
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...
Ushqimet dhe pijet më të mira për energji dhe shëndet gjatë ...
La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr gj...
Edi Rama për vizitën në Prishtinë: Një eksperiencë emocional...
Studentët iranianë organizojnë protestat e para të mëdha ant...
Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkat...