Sophie Sorschag “fluturon” në qiellin e kaltër për Kosovën

22:56 | 19 Janar 2023

Federata Skitare e Kosovës ka njoftuar me anë të një njoftimi se kanë arritur një marrëveshje që kampionia në kërcim në ski, të disiplinës nordike, Sophie Sorschag, do ta përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare

Këtë njoftim ata e kanë bërë me anë të një postimi në Facebook nga Lubjana e Sllovenisë.

“Federata Skitare e Kosovës në krye me Kryetarin z. Milaim Kelmendi arritën marrëveshje me skitaren e disiplinës nordike(kërcim me ski) Sophie Sorschag që të përfaqësoj Kosovën në ngjarjet më të rëndësishme të skijimit nordik me flamurin e shtetit të Kosovës! Urime ”.

 

Lajmi po ashtu është dhënë edhe nga Kushtrim Krasniqi që është zëdhënës i Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Kampionia e botës, Sophie Sorschag, do të “fluturojë” për Kosovën Tani e tutje, flamuri ynë do të jetë i pranishëm edhe në garat atraktive të kërcimeve me ski, e mbase edhe në podiumin e niveleve të larta. Sorschag është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021. Ajo ka vendosur që tani e tutje ta përfaqësojë Kosovën. Vendim i duhur i drejtuesve të Federatës Skitare të Kosovës, të cilët kanë fituar betejën me një shtet fqinj. #kosovaskifederation #TeamKosova #ski #nordicski”, ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale