Klubi Futbollistik Prishtina sonte synon të bëjë historinë në përballje me skuadrën nga Gjibraltari St Joseph’s që do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.27 qershori shënon edhe një datë të rëndësishme për klubin nga kryeqyteti, sepse pas më shumë se tre dekadash e luan ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare në tempullin e vet të futbollit.
Kjo ndeshje zhvillohet për fazën parakualifikuese të garës së dytë më të fortë në kontinentin e vjetër EUROPA LEAGUE.Ndeshja e fundit kur FC Prishtina e luajti në vend të vet ishte zhvilluar në vitin 1984 ndaj ekipeve të Evropës si ish- Çekosllovakia, Hungaria dhe Austria.
Prishtina aso kohe ishte përballur me ekipin e shuar tanimë Eisenstad, Vasas dhe Teplice.Që nga viti 2017, bardhë e kaltërit kanë zhvilluar gjashtë ndeshje ndërkombëtare, por kjo e sontmja është shumë e veçantë.
SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO
Gruda- Abrashit: Nuk po doni marrëveshje politike
“Kosovën e gjeta në bodrum nën ujë”, Çitaku – Kurtit: E ke g...
Osmani i përgjigjet Konjufcës: Ka kalur çdo kufij, gjuhë që ...
PSD sërish me aksion nesër, këtë herë para zyreve të VV-së
“Shumë kohë pa postuar”, Ana dhe Kevini shfaqen të lumtur pr...