Bayern Munich është skuadra më e madhe gjermane dhe ndër më të mëdhatë në botë.
Por ka futbollistë që refuzojnë transferimin tek gjiganti gjerman që gjithmonë kërkon të fitojë trofe shtetëror dhe ndërkombëtar.
Njëri nga ta është koreani Heung-Min Son që ka refuzuar të transferohet te Bayerni.
Gjiganti gjerman e shihte koreanin si pasardhës të Franck Ribery që në fund të stinorit do të pensionohet.

Por Son ka refuzuar të largohet nga Tottenham pasi ndihet mirë në Londër.
“Sapo e kam vazhduar kontratën me Tottenham dhe nuk e mendoj asnjëherë largimin”.
“Tottenham ka besuar shumë tek unë dhe unë dua t’ia kthej duke dhënë më të mirën në fushë”.
“Jam i lumtur me jetën në Londër dhe gjithçka që e rrethon këtë klub”, ka thënë Son.
26-vjeçari edhe më parë ka qenë pjesë e futbollit gjerman pasi ka veshur fanellat e Hamburgut e Leverkusenit. /Telegrafi/
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...