Në stërvitjen e sotme në Yanking, gjatë përgatitjeve për pjesëmarrjen e tij të parë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, Dardan Dehari është rrëzuar keq.
Ai ka pësuar dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpike të Maqedonisë së Veriut.
“Pas konsultimeve të para mes doktor Lubomir Ognjenovic, i cili ndodhet në Pekin, mjekëve kinezë dhe kryetarit të Komisionit Shëndetësor të IOC, doktor Nebojsha Nastov, bëhet fjalë për çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të djathtë dhe Dardan Dehari do të operohet menjëherë”.
“Kujtojmë se Dardan Dehari, i cili mbajti flamurin e Maqedonisë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, duhej të garonte në garat e sllallomit dhe sllallomit gjigand që janë në programin e Lojërave Olimpike më 13 dhe 16 shkurt”.
“Dardanit i urojmë shërim të suksesshëm nga ky lëndim i rëndë dhe kthim të shpejtë në pistat e skijimit”, thuhet në njoftim. / Telegrafi/
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...