Raportet në Itali sugjerojnë që Milan është i interesuar për të shtruar ofertë për sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku.
“Rossonerët” janë afër finalizimit të marrëveshjes me pronarët e rinj, gjë që do i rris fondet në klub, transmeton portali arbresh.info. Bazuar në një raport nga ‘Calciomercato’, sulmuesi belg është pjesë e listës së lojtarëve të Milanit për transferim gjatë verës, pas refuzimit të kontratës së re me klubin anglez.
Romelu Lukaku thuhet se ka refuzuar të vazhdoj kontratën me klubin në Premierë Ligë, i cili i ka ofruar marrëveshje pesë vjeçare me një vlerë rreth 140 mijë funta në javë.
Gjiganti italian do të përballet në garën për shërbimet e 23-vjeçarit me klubet e tjera si Chelsea, Manchester United, Arsenali, Atletico Madridi dhe PSG./arbresh.info
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...