Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka mendimin se ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi dhe legjendën e Argjentinës, Diego Maradona nuk do mundeshin të luanin në një skuadër.
Simoene ka mendimin se Maradona dhe Messi do arrinin të luanin në një skuadër, por jo edhe me portugezin.
“Messi dhe Maradona janë të ndryshëm. Një është golashënues. Me ka bërë të vuajë në vitet e fundit”.

“Tjetri është futbolli argjentinas i prezantuar te një person. Ata dy mund të luajnë se bashku”.
“Të shtosh Ronaldo-n, do bëhej me e komplikuar. Do të fillonin problemet”.
“Gjithmonë kam thënë nëse një lojtar nuk vrapon, mirë. Nëse dy nuk vrapojnë, vështirë. Nëse tre nuk vrapojnë, e pamundur”, deklaroi ai.
Kujtojmë që Simeone arriti që këtë sezon t’i shkaktojë humbjen e parë Liverpoool-it në “Anfield” duke i eliminuar nga Liga e Kampionëve./arbresh.info.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi