Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e ka vlerësuar Real Madridin si skuadrën më të mirë në botë para derbit kundër tyre të dielën.
‘Los Merengues’ mund të jenë para tyre në La Liga, por trajneri i Atleticos është në dijeni për limitet e skuadrës së tij para udhëtimit në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi një skuadër që ju të gjithë e keni parë, ne jemi ata që jemi”, ka thënë fillimisht trajneri argjentinas në konferencën për shtyp. ” Ne do të përpiqemi për të fituar ndeshjen me punë kolektive”

“Nuk e di nëse Madridi është ekipi më i mirë në botë, por ata kanë skuadrën më të mirë në botë, sigurisht”
“Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer si një klub. Janë më të mirë se Paris Saint Germaini, më të mirë se Manchester City dhe më të mirë se Barcelona. Kjo është një fuqi të cilën ata e kanë si një skuadër”
Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Atleticos zhvillohet duke filluar nga ora 16:15./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...