Manchester City arriti që bindshëm ta mposht Real Madridin, në gjysmëfinalen e dytë të Champions League.
Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Satdium” përfundoi me rezultat të thellë 4:0, derisa rezultati i përgjithshëm ishte 5:1.
Lojtari i ndeshjes padyshim ishte Bernardo Silva, i cili shënoi dy gola.

“Ne e dimë se sa të ashpër janë. Ata na shtynë, por ne ishim shumë rezistent, ishim të pasionuar por të organizuar. Performanca ime në ndeshjen e parë në Madrid nuk ishte ajo që doja dhe doja ta kompensoja këtë. Sot më duhej të bëja më mirë për bashkëlojtarët dhe tifozët dhe kjo është ajo që u përpoqa të bëja”, tha Silva.
Ai foli edhe për ndeshjen me Interin.
“Unë i kam parë ndeshjet e tyre, ata duken shumë të fortë dhe të organizuar në mbrojtje. Do të jetë e vështirë, por ne do ta provojmë. Premier League është një tjetër trofe që duam ta fitojmë sërish me tifozët tanë, kështu që do të përpiqemi të rikuperojmë përpara kësaj”, shtoi ai.
Manchester City – Inter është finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/23.
Finalja e madhe zhvillohet më 10 qershor në Stamboll./Arbresh.info/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...