Sigal Prishtina do të mirëpresë skuadrën e Vëllaznimit sonte me fillim nga ora 20:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Kjo ndeshje është e vlefshme për çerekfinalen e parë të Play-offit, shkruan Arbresh.info.
Prishtina në këtë ndeshje hyn pas fitores ndaj Pejës të premten në kuadër të Ligës Ballkanike.
Teksa gjakovarët janë të motivuar pas në mesjavë mposhtën pikërisht Prishtinën në “Shani Nushi’, në kuadër të xhiros së fundit të sezonit të rregullt në elitën e basketbollit kosovar.
Këto dy skuadra janë takuar katër herë në sezonin e rregullt ku secila ka fituar nga dy ndeshje në palestrat e tyre.
Kujtojmë se Prishtina përfundoi sezonin e rregullt në pozitën e katërt teksa Vëllaznimi ishte një pozitë më poshtë se Sigali.
Skuadra që arrin dy fitore në potencialisht tri ndeshje në gjysmëfinale të Play-offit do të luaj me skuadrën e Trepçës./Arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...