Duket se rusët e kanë shumë problem t’i shqiptojnë emrat e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës
Zvicra arriti të kualifikohet në 1/8 e finales, derisa të martën do të ballafaqohet me Suedinë, me shpresë se do të arrijë të kualifikohet në çerekfinale.
Te Zvicra luajnë edhe katër futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami.
Në një video të postuar në faqen e “Facebook”-ut, e përditshmja zvicerane “Blick”, interviston disa qytetarë rus dhe i kërkon të shqiptojë disa nga emrat e lojtarëve të skuadrës zvicerane, ku në këtë listë padyshim bënin pjesë edhe shqiptarët, përcjell albinfo.ch.
Ata pyetën për Xhakën, Shaqirin dhe Xhemailin, ku disa kanë probleme t’i shqiptojnë saktë dhe si duhet.
Por, ata pyetën edhe për Stephan Lichtsteiner, Manuel Akinji apo edhe Fabian Schar.
https://www.facebook.com/blickchsport/videos/902430723277017/
Bordi i Paqes mblidhet sot në Washington, Kosova përfaqësohe...
Trump do të kryesojë takimin e parë të Bordit të Paqes
Ambasadori gjerman: Shpresoj që Kosova të shmangë një tjetër...
Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...
Loredana i reagon “diss”-it të Mozzikut: Ai është në gjendje...
Rasti i vrasjes së shtetases argjentinase, gjykata merr sot ...