Si do ta bindë Laporta yllin argjentinas Messi të qëndrojë te Barcelona

17:57 | 18 Mars 2021

Presidenti i ri i Barcelonës, ​​Joan Laporta, do të ketë shumë punë për të bërë në ditët e tij të para, pasi një nga angazhimet kryesore është një takim me Lionel Messin ku do të bisedohet e ardhmja e tij.

Ylli argjentinas ende nuk a vendosur për të ardhmen pas verës së kaluar plot tension ku i dërgoi madje klubit edhe një burofax duke kërkuar largimin.

Gazeta spanjolle “El Confidencial” ka zbuluar planin e presidentit Laporta për ta bindur numrin 10 të nënshkruajë kontratë të re.

Laporta mendon një ulje page për Messin në vlerë 30 për qind, por kontrata e re do të jetë e përjetshme, transmeton Telegrafi.

Reduktimi i pagës, do të shërbejë si një shembull për pjesën tjetër të lojtarëve, pasi klubi po vuan krizë financiare. Kontrata do të jetë e vlefshme edhe pasi Messi të tërhiqet nga futbolli, pasi do të ketë rol drejtues në klub.

Laporta do t’ia bëjë të ditura edhe idetë për përforcimin e skuadrës, ku në listë janë emra si Erling Haaland i Borussia Dortmund dhe Sergio Agero i Manchester Cityt.

Bisedimet do të fillojnë në ditët në vijim, por nuk pritet marrëveshje e shpejtë.