Milani kishte shpresuar të fuste në xhep 31 milionë euro nga shitja e Andrea Conti, Mattia Caldara dhe Diego Laxalt, por duket sikur të tre do të kthehen sërish në klub.
Rossonerët dërguan të tre lojtarët në huazim këtë sezon me mundësi për t’i shitur.
Sidoqoftë, Calciomercato.com shkruan se asnjë nga klubet e tyre aktuale nuk janë gati ta kompletojnë opsionin, kështu që do të mbesin te Milani.
Mbrojtësi i djathtë Conti kishte shpresuar të kthehej në formë te Parma dhe ta shitej për 7 milionë euro, gjë që do të ishte edhe detyrim nëse ata do të shmangnin rënien.
Parma ka rënë nga elita që kështu kontrata e Contit me Milanin mbetet valide deri në qershor 2022.
Caldara ishte kthyer në klubin e tij të vjetër Atalanta për 18 muaj në janar 2020, por bëri vetëm nëntë paraqitje këtë sezon dhe La Dea nuk ka ndërmend të paguajë 15 milionë euro për ta blerë plotësisht.
Sa i përket Laxalt, ai fillimisht bëri një përshtypje të mirë në Celtic, por Tuttosport pretendon se klubi skocez nuk është i gatshëm të paguajë opsionin prej 9 milionë euro për të blerë.
Së bashku, shifra shkon në 31 milionë euro në të ardhura nga tregu i transferimeve, para që Milani i kishte menduar si të sigurta./Telegrafi/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...