Vetëm katër ndeshje në Kampionatin Botëror, por gati 1 orë minuta shtesë në këto sfida.
Ky është një nga ndryshimet që ka rënë në sy tek adhuruesit e futbollit.
Dhe kjo nuk ka qenë vetëm për shkak të VAR -it , i cili pavarësisht se ka ndërhyrë disa herë nuk ka qenë protagonisti kryesor i çështjes.
Një nga udhëzimet e kreut të gjyqtarëve, Pierluigi Collina ka qenë që në Botërorin në Katar të ndalohet loja e dhunshme dhe zhagitja e lojës.
Kjo e dyta ka qenë arsyeja që gjyqtarët kanë kompenzuar me shumë minuta shtesë në të gjitha ndeshjet e luajtura.
“Ne do të persekutojmë ata që përpiqen të mashtrojnë , ata që bëjnë sikur kërkojnë përfitim e kanë. Është diçka e papranueshme dhe ne nuk do ta lejojmë ”, shpjegoi Collina.
Minutat e shtuara në katër ndeshjet e para:
Katar – Ekuador: 10 minuta (5 + 5)
Angli – Iran: 24 minuta (14 + 10*) *Përfundoi në 4 të tjera në pjesën e dytë.
Senegal – Holandë: 10 minuta (2 + 8)
Shtetet e Bashkuara – Uells: 13 minuta (4 + 9).
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...