Ka përfunduar ndeshja mes Dritës dhe Royal Antwerp e cila ishte e vlefshme për kualifikimet në Conference League.
“Intelektualet” provuan me gjithë forcën që kishin ta realizonin një gol, por ju mungonte finalizimi i aksioneve.
Në minutën e 36-të, është ndëshkuar ne karton të verdhë, mbrojtësi i Dritës, Besnik Krasniqi, raporton arbresh.info.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoj baras, me rezultat 0-0.
Ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 53-të, mysafirët gjeten golin, ku autor ishte Laurit Krasniqi, i cili u asistua nga Manuel Benson.
Në minutat shtesë së ndeshjes, belget shfrytëzuan gabimin e madh të mbrojtës së skuadrës së Drtiës, duke e dyfishuar rezultatin në 0-2.
Në pjesën e dytë, nuk munguan kartonat e verdhë, ku në minutën e 65-të, është ndëshkuar Pieter Gerkens, ndërsa në minutën e 68-të u ndëshkua edhe Vincent Janssen.
Nga anët e “Intelektualëve”, është ndëshkuar Muharrem Jashari në minutën e 81-të.
Pjesa e dytë ka përfunduar me rezultat 0-1 në favor të mysafirëve dhe me këtë rezultat, është shuar ëndrra e skuadrës së Gjilanit pasiqë nuk kanë arritur të shënojnë në fitore.
Tashmë ka mbetur vetëm një skuadër kosovare në garë dhe ajo është FC Ballkani, i cili ditëve të fundit, ka mësuar kundërshtarin e radhës i cili është Klaksiv, skuadër nga Ishujt Faroe. / arbresh.info/
“Sikur e ndjente që do të ishte takimi i fundit”- Djali i rr...
Basha bën homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendi, Nex...
Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosov...
Nis numërimi i votave me postë nga diaspora
Tragjedia në Zvicër, shkon në 47 numri i viktimave nga zjarr...
Qytetari nga Ferizaj gjen çantën me para e dokumente persona...