Ndeshja e ekipit shqiptar Bad News Egles ndaj 9INE në kuadër të turneut ESL Challenger League është shtyrë për një datë tjetër.
Ndeshja ndërmjet dy ekipeve pritej të zhvillohej sot (e martë) mirëpo për shkak se ekipi polak 9INE do të përballet me ekipin tjetër shqiptar BLINK në kualifikuesen për IEM Brazil, është dashur që ta shtyj ndeshjen me Bad News Eagles.
Bad News Eagles ndaj 9INE do të luhet në kuadër të raundit të 16 –të të ESL Challenger League, në një datë tjetër e cila ende nuk është caktuar.
Kjo është ndeshja e parë e ekipit Bad News Eagles në këtë turne, pas përfundimit në vendin e dytë në turneun CCT South Europe.
Ndërkaq nga ora 18:00 sot (e martë) do të përballet ekipi shqitpar BLINK ndaj ekipit polak 9INE në raundin e 16 –të të kualifikueses për IEM Brazil.
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...