NBA ka njoftuar para pak minutave se ndeshjet Dallas Mavericks-New Orleans Pelicans e planifikuar të zhvillohet nesër në mëngjes dhe Chicago Bulls-Boston Celtics e planifikuar për të mërkurën do të shtyhen për shkak të rasteve të fundit me koronavirus.
Nga ana tjetër, raportohet se menaxhmenti i NBA dhe Shoqata e Lojtarëve të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBPA) do të takohen dhe të rishikojnë protokollet e shëndetit dhe sigurisë së ligës.
Ndeshja mes Boston Celtics dhe Miami Heat nuk ishte luajtur më herët për të njëjtën arsye.
Në NBA, vendoset të shtyhen ndeshjet nëse skuadrat nuk arrijnë të sjellin të paktën 8 lojtarë në fushë.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së