Shqipëria sot lufton “me mish e më shpirt” kundër Islandës në Nations League

08:36 | 27 Shtator 2022
KRG

“KuqeZinjtë” sot do të përballen me Islandën në kuadër të Nations League.

Shqipëria gjenden në ligën B të Grupit 2, ndërsa sonte shpreson për një fitore ndaj Islandës në mënyrë që të sigurojë s ëpaku një fitore në këtë kompeticion.

Skuadra e Edi Rejës aktualisht gjendet në pozitën e tretë të tabelës  ku në 3 ndeshjet e fundit ka shënuar dy humbje dhe një barazim, shkruan arbresh.info.

Ndërsa në vendin e parë të tabelës është izraeli me 8 pike dhe në vend të dytë gjendet  Islanda me 3 pikë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Islandës do të zhvillohet në stadium “Air Albania” në Tiranë dhe do të fillojë në ora  20:45. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale