Gianni De Biasi është nga ata trajnerë që nuk i pëlqejnë aspak eksperimentet, aq më tepër kur bëhet fjalë për një ndeshje delikate si ajo me Italinë.
Mirëpo, këtë herë është i detyruar nga rrethanat dhe mungesat e shumta që ka Shqipëria për ndeshjen në Palermo.
Dilema dhe pikëpyetje që do të kërkojnë analiza dhe diskutime të shumta për të arritur në zgjedhjet përfundimtare.
Nuk është një repart, por thuajse të gjithë me probleme me përjashtim të sulmit që duket se ka gjetur vazhdimësinë me Sadikun, i cili po shënon rregullisht me Luganon.
Nga porta në mbrojtje dhe në mesfushë, formacioni i kësaj ndeshjeje bëhet një ekuacion me shumë të panjohura. Ekuacion, të cilit do t’i japë zgjidhje vetëm trajneri i Kombëtares.
Në vazhdim mund t’i shihni formacionet e mundshme të Shqipërisë për ndeshjen me Italinë, të cilat janë përgatitur nga e përditshmja sportive nga Tirana, ‘Panorama Sport’

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit