Kombëtarja shqiptare ka mbërritur rreth orës 18:40 në hotelin ku do të akomodohet sot në qytetin e Shkupit.
Kuqezinjtë, të cilët kanë udhëtuar me autobus përgjatë Maqedonisë derisa kanë mbërritur në kryeqytet, kanë bërë këtë rrugëtim të gjatë pa probleme, por edhe pa u ndalur, edhe pse kanë kaluar nëpër të gjitha trevat shqiptare, shkruan Panorama Sport.
Të shoqëruar nga policia maqedonase, por edhe trupa të forcave të sigurisë private të kontraktuar nga FSHF, kuqezinjtë kanë mbërritur në Shkup pa asnjë lloj incidenti, ndërsa do të lënë nesër në mëngjes kryeqytetin maqedonas për të udhëtuar drejt Strumicës ku luajnë ndeshjen e radhës ndaj Maqedonisë.
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...